Partitë Politike gjatë fushatave padyshim që kanë edhe premtimet e tyre se çdo të bëjnë më mirë apo çfarë do të përfitojnë qytetarët. Në pak fjalë të gjithë premtimet, programet konkretizohen me sloganet e çdo partie në kohë fushatë.
Duke qenë se jemi në prag fushate kemi sjellë një prezantim të sloganeve të forcave kryesore politike që garojnë. Duke qenë se PD nuk merr pjesë në zgjedhje për të jemi mbështetur në sloganet që ka përdorur gjatë protestave të fundit.
Duhet thënë se në varësi nëse janë në pushtet apo opozitë edhe partitë bëjnë përshtatjen e tyre.
Partia Socialiste nga ‘’Rilindje’’ në 2013 në këto zgjedhje garon me sloganin ‘’Për Shqipërinë që duam. Shtet-Punë-Mirëqënie’’.
Nga ana tjetër Partia Demokratike nga ‘’Ne jemi ndryshimi, përpara në 2013 tashmë ka zgjedhur që gjatë protestave të përdorë sloganin ‘’Shqipëria Ngrihet’’.
Lëvizja Socialiste për Integrim nga ‘’Më shumë punë shërbim dhe punësim’’ në 2013 tashmë garon nën sloganin ‘’Një shans për të gjithë’’.
Duhet t’i mbajmë mend mirë në fakt se këto do jenë shprehjet më të dëgjuara gjatë këtij muaji elektoral.
Nëse kthehemi edhe më shumë pas në kohë në 2015 slogani i PD-së ishte ‘’Shqipëria po ndryshon’’, e shoqëruar kjo edhe me një këngë që u bë himn i fushatës. Ndërkohë që nga ana tjetër PS dhe Rama konkuronin me ‘’Çohu’’. (E.K/SHUPLAKA)