Një dasmë si në përralla. E kush nuk do ta donte. E menduar në çdo detaj, e kuruar edhe në lule, pirunë apo ngjryrat që do të kishte salla. Fatlumja? Një vajzë nga Tirana dhe kjo nuk ishte martesa por rimartesa me të njëjtin person pas 10 vitesh.
Kristian Boçi është biznesmeni që ka organizuar një dasmë madhështore me rastin e 10 vjetorit të martesës së tij me Drilonën.
U konsiderua si një spektakël dhe me të drejtë. Një dasmë që “shkundi” kryeqytetin, ku ishin të ftuar me qindra personalitete nga politika, media e shoëbiz-i. Te dasma e Drilonës gjendet e mishëruar ëndrra e çdo vajze, po ëndrra nga ato që pakkush i beson se do të realizohen një ditë.
Pafundësi lulesh, pjata argjendi, orkestra speciale, fustani super i shtrenjtë dhe plot detaje të tjera të publikuara nga Alketa Vejsiu, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1134″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]