18:05 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rimbursimi i ilaçeve të Covid-19, Bardhi akuza qeverisë: Skemë korruptive dhe mashtrim, favorizohen vetëm 5 kompani

14:11 | 07/12/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rimbursimi i ilaçeve të Covid-19, Bardhi akuza qeverisë: Skemë korruptive dhe mashtrim, favorizohen vetëm 5 kompani

“Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive”, akuza vjen nga sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili thekson se qeveria po tall dhe vjedh shqiptarët.

“Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht. Vendimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID nuk i shërben qytetarëve, por propagandës së Qeverisë dhe klientëve të saj.

Shumë qytetarë do të vazhdojnë të marrin borxh për të paguar faturat e shtrenjta, që kushtojnë nga 500-1500 euro, sepse vendimi për rimbursimin nuk njeh recetat, që janë lëshuar përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP. Faktet provojnë se vendimi është bërë për një grusht kompanish farmaceutike, jo për qytetarët”.

Sipas tij, kushti që ilaçet të rimbursohen është që pacientët të konfirmohen pozitivë nga ISHP, çka e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin.

“Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP. Kjo ndodh, sepse të gjithë e dinë, se po prite ISHP-në, je në rrezik për jetën, pasi ISHP-së i duhen 5-10 ditë për testin dhe përgjigjen. Vendimi i qeverisë nuk njeh si të rimbursueshme ilaçet e recetave, përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP-ja. Është rasti për t’u dhënë zë qindra qytetarëve që ankohen se testet e ISHP-së dalin negative, ndërkohë që testet në privat apo skaneri konfirmon praninë e COVID-19”.

Bardhi thekson se skema e rimbursimit është e paprecedentë, ndërsa kujdesi për klientët e qeverisë në këtë kohë pandemie, është kriminal dhe i papërgjegjshëm.

“Udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet. Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm te 5 kompani, ilaçet e rimbursueshme, duke shkelur rëndë ligjin dhe duke provuar se halli i vetëm i kësaj qeverie është vjedhja edhe në kohë pandemie, janë klientët e saj, jo shëndeti i njerëzve. Nëse një i sëmurë me COVID-19 merr, p.sh. një vitaminë C apo D që nuk është prodhuar nga këto 5 kompani, qeveria nuk u rimburson asnjë ilaç, asnjë qindarkë.

Kujdesi për klientët edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, të mbushur me humbje jete dhe vështirësi ekonomike është kriminale dhe papërgjegjshmëri. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë rimbursimin e plotë të ilaçeve anti-COVID. Për këtë nevojitet një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten dhe klientët e saj”.

Pas

Bunkerët e Shqipërisë kthehen në habitat ideal për lakuriqët e natës

Para

Trafik droge me autobuzë Spanjë – Itali: Qeni zbuloi shqiptarin dhe vajzën nga Gambia

Para
Trafik droge me autobuzë Spanjë – Itali: Qeni zbuloi shqiptarin dhe vajzën nga Gambia

Trafik droge me autobuzë Spanjë – Itali: Qeni zbuloi shqiptarin dhe vajzën nga Gambia

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

Rindezen vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, flakët i afrohen puseve të naftës dhe zonës së banuar

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.