Sot kanë nisur fluturimet me vendet e BE nga aeroporti i Rinasit pas më shumë se 2 muajsh pezull nga situata e kòronavirusit. Në drekë do të jenë udhëtimet e para drejt Vjenës, Beogradit dhe Frankfurtit, ndërsa në darkë do të ketë me Athinën.
Por nuk lejohet që shqiptarët të largohen nga vendi, vetëm rezidentët apo nënshtetasit e BE që janë bllòkuar nga pándemia në Shqipëri.
Njoftimi nga TIA: Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:
Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05
Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin! Po ringrihemi