Ndërkohë që Policia e Shteti po deklamon me të madhe për kapejen e autorëve të grabitjes së Rinasit, ish-kryeministri Sali Berisha ironizon me statuse në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Berishës është gjendur “Fred Alizoti” i ri, ai i cili grabiti Rinasin.
Ndërkohë që ndër të tjera ai është shprehur se të arrestuarit e tije, mbahen në qeli pa avokat dhe nën terror, duke shpresuar kështu që do të pranojnë akuzat fallco.
Postimi i plotë:
Eureka!
Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!
Te dashur miq, vazhdon perpjekja per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit te dt 9 prill ne Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit te Klement Çales “ik, zhduku se na duhet te akuzohesh ne mungese per anetar kryesor te bandes shteterore qe realizoi grabitjen e shekullit madje dhe qe dogji 10 milion eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkepuntore te drejtesise Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thane publikut se Bengasi, sikur te ishte truri, u tregoi gjithçka per banden dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujen e picerine, paçka se sipas tyre ai kishte marre pjese vetem ne lyerjen me boje ne servis te mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore.
Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.
Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!
Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.
Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb
(s.a/faxweb.al)