Një tjetër i dyshuar nga grabitja e Rinasit është arrestuar duke e çuar kështu në 6 numrin e personave të vendosur në pranga nga policia.
Sipas burimeve identiteti i personit të arrestuar është Ragip Hajdini 50 vjeç nga Peja. Ndërkohë që bëhet me dije se 50 vjeçari, i cili mbante pseudonimin “Daja” është arrestuar tek Shkëmbi i Kavajës.
Sipas burimeve thuhet se një tjetër person i shtatë i identifikuar si “Tani” është shpallur në kërkim nga policia.
Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, ndërsa sipas informacioneve të dyshuar janë edhe 17 persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal.