Kryeministri Rama ka vizituar sot fshatin Floq të Korçës, zonë ku tërmetet e para disa muajve shembën dhjetëra banesa duke lënë në qiell të hapur familjet.
Mësohet paraprakisht se kryeministri ka ndaluar në banesën e një gruaje të moshuar me 2 fëmijë të sëmurë, banesa e të cilëve ishte e para që u rindërtua.
Duhet të kujtojmë se për Faxnews shumë familje në këtë fshat, pak ditë më parë shprehën rezerva mbi mënyrën e selektimit të banesave ku do të ndërhyhej (lexo).
Mbi 300 banesa u dëmtuan nga tërmetet e fillimqershorit në zonën e Korçës, prej të cilave 95 totalisht të shkatërruara, duke përllogaritur një dëm prej miliona lekësh.
Zona e Floqit dhe Qafëzezës ishin më të prekurat nga një seri tërmetesh në Shqipërinë Juglindore.
Discussion about this post