Klodjana Skura, kryetare e Degës së Financës në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ka folur për Fax News në lidhje me vendimin për nisjen e punës që prej ditës së djeshme.
Me një numër më të reduktuar, punonjësit janë paraqitur në vendin e punës, ndërsa aplikimet për lejet e drejtimit të vcilave ju ka mbaruar afati bëhen onlinë dhe më pas paraqiten nëpër sportele.
Gazetarja e Fax News, Eksiola Shahu raporton se ka pasur interes të ulët nga ana e aplikantëve të rinj për t’u pajisur me leje drejtimi kjo edhe për shkak të masave që janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Provimi teorik i patentës gjithashtu është rihapur ditën e djeshme por mësohet se vetëm dy persona kanë qenë present.
“Fashat orare nga e hëna në të premta janë 08:00-16:00 qytetarët aplikojnë online pastaj paraqiten nëpër sportele për të marrë shërbimin përkatës. Nëse nuk kanë aplikuar online por që janë drejtuar zyrës, jemi përpjekur edhe ne ti ndihmojmë edhe në efekt të situatës në të cilën ndodhemi natyrisht edhe duke marrë masat përkatëse. Punonjësit janë të pajisur me mjete mbrojtëse ndaj koronavirusit, ndiqen të gjitha udhëzimet e dhëna në lidhje me dorezat, maskat, dezinfektantet dhe distancën . Atyre që paraqiten ju përgjigjemi conform këtyre rregullaveAtyre që ju ka përfunduar afati i lejeve të drejtimit bëjnë aplikimin online. Aplikohet me një staf të reduktuar.
Kryesisht po merremi me ata që ka mbaruar afati para 11 marsit, zyrat janë të pajisur me masa konkrete, çdo gjë shkon në rregull. Dje kapasur më shumë aplikime, sot më pak por mendoj se do të vijnë në shtim ndërsa nga ana tjetër edhe masat do të vijnë duke u shtuar”, tha Skura.