05:44 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rinis seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri acarohet në Gjykatë: Jam i pafajshëm!

11:29 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

Vijon seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin në gjykatë. Fjalën e ka marrë vetë Tahiri, i cili po jep sërish argumenta me tone të larta e të acaruara në lidhje me akuzat.

Tahiri mësohet të jetë shprehur para Gjykatës: Jam shpallur i pafajshëm në Itali.

Vendimi pritet të jepet pas orës 16:00 të pasdites së sotme.

Gjykata rrëzon provat e cituara nga Tahiri 

Gazetari i Fax News Sokol Dema ka raportuar më herët se Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

Çfarë deklaroi ish ministri në seancë 

“Besoj se emaili i refereimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë  nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova.

Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.

Ndërkohë që avokati Maks Haxhia është shprehur se prokurori Dritan Prençi duhet të jepte dorëheqjen për shkak se nuk ka pranuar emailin e dërguar nga drejtuesi i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Pse Tahiri nuk mund të arrestohet 

Një detaj interesant nga kjo seancë është dhe fakti se edhe nëqoftëse Gjykata jep dënim me burg, Saimir Tahiri nuk do të arrestohet deri në një vendim të formës së prerë që do të jepet nga ana e Gjykatës së Apelit.

Mbrojtja e Jaeld Çelës 

Ndërkohë që më herët është shprehur dhe mbrojtja e Jaeld Çelës. Avokatët e tij janë shprehur se ai Çela ka qenë në detyrë vetëm në njërën prej datave të kontestuara të episodeve që dyshon prokuroria se ish-drejtuesi i policies ka qenë i përfshirë.

Sipas avokatit të Çelës, prokurorët nuk kanë kryer asnjë hetim. Prokuroria nuk ka kryer hetim nëse ka përfituar financiarisht.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: seanca per tahirintahiri:jam i pafajshem
Pas

FOTO/ Bes Kallaku takon Franck Riberyn: I kthyem kasaforten e shtëpisë…

Para

Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen ‘shpëtim’ në lokal

Para
Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen ‘shpëtim’ në lokal

Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen 'shpëtim' në lokal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.