Ditën e sotme territori paraqitet me vranësira të shpeshta duke sjellë gjatë paradites shira fillimisht në Perëndim dhe gradualisht reshjet përfshijnë të gjithë vendin.
Gjatë pasdites vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të lehtë do ët shënojnë temperaturat e mesditës.