04:51 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rinisja e procesit mësimor, Veliaj: Situata e ngrohej në shkolla normale, ja ku të telefononi për çdo problem

14:42 | 16/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Rinisja e procesit mësimor, Veliaj: Situata e ngrohej në shkolla normale, ja ku të telefononi për çdo problem

 Kryetari i bashkisë Erion Veliaj me rinisjen  procesit mësimor të shkollave ka përuruar edhe shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët” në Njësinë 8, ku do të kenë mundësi të studiojnë 428 nxënës në mjedise të reja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati, tha se tashmë shumica dërrmuese e institucioneve social-arsimore në Tiranë janë me ngrohje dhe kanë të gjitha kushtet për të vazhduar normalisht procesin mësimor.

 “Që në orën 5:00 të mëngjesit janë hapur të gjitha kaldajat në të gjithë qytetin e Bashkinë e Tiranës, për 200 institucione shtetërore. Nuk kemi pasur asnjë problem për kopshtet dhe çerdhet, kurse në shumicën e 200 shkollave situata është totalisht e normalizuar nga ndezja e kaldajave që herët në mëngjes për të përballuar këtë stinë të ftohtë. Sigurisht, kemi ende disa problematika në disa nga shkollat rurale, por për të gjithë ata që ankohen për çështjet e ftohjes ose për çështje të sistemeve të ngrohjes nëpër shkolla, i kujtoj se deri para 1 viti e kishin Tiranën në dorë, na lanë vetëm 2 shkolla me ngrohje nga 200 gjithsej. Sot jemi në një situatë kur themi se kemi vetëm 2 pa ngrohje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që për çdo problematikë të njoftojnë në numrin e vendosur në dispozicion nga Bashkia.

 “Duke qenë se proceset e ngrohjes janë teknike dhe kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme vëmendje për çdo defekt nga Bashkia e Tiranës, dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të lajmërojnë në numrin e bashkisë 0 800 0 888. Është e vetmja mënyrë se si në mënyrë të vazhdueshme mund të kemi vëmendje në dhjetëra apo qindra institucione që menaxhon bashkia”, tha ai.

Pas kalimit të situatës emergjente, si pasojë e motit të acartë që kaloi Tirana, kreu i bashkisë falenderoi drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe prindërit e nxënësve për solidaritetin e treguar për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Tani që më e keqja kaloi, dua gjithashtu të falenderoj shkollën dhe të gjitha shkollat e Tiranës, që jo vetëm u bënë pjesë e fushatës solidarizuese, por shkuan edhe një hap më tej, shumë prej mësuesve ishin vullnetarë, shumë prej nxënësve sollën tesha dhe ushqime nga shtëpia. Besoj se investimin më të madh e bëmë te fëmijët e vegjël, që teksa panë këtë valë solidariteti, mësuan se në një qytet, edhe pse jemi bërë 1 milionë, ende do duhet të ruajmë konceptin që të shkojmë në ndihmë të njërit që ka nevojë në ditë të vështira”, tha Veliaj.

 Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi Bashkinë e Tiranës për investimin e kryer dhe për vëmendjen e treguar ndaj fëmijëve. “Falenderojmë shumë Bashkinë, që në ndihmë të komunitetit, sidomos me një pjesë të shoqërisë, që janë fëmijët, tregohet kaq e kujdesshme dhe ngrohja në këto ditë të ftohta është një nga nevojat më të mëdha që kanë si fëmijët, ashtu edhe familjarët, ndihen më të sigurtë që i kanë sjellë në një shkollë të ngrohtë”, tha Bushati. Nga ky investim është bërë hidroizolimi i tarracës së godinës së shkollës në gjithë sipërfaqen; shtrimi i klasave me pllaka, si dhe janë kryer sistemime të jashtme. Gjithashtu, është bërë i mundur rikonstruksioni total i nyjeve sanitare; i rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve; i rrjetit elektrik, është realizuar sistemi i ngrohjes për gjithë shkollën dhe vendosja e aerotermave dhe e sistemit të ventilimit për palestrën. (J.V/Shuplaka)

 

veliaj-2

 

 

Etiketa: shkollatVeliaj
Pas

Zbardhen debatet brenda PD-së, Bregu kundër bojkotit: E sikur 52 aleatë të kemi, barra është e jona

Para

Të enjten nuk do të ketë seancë plenare

Para
Të enjten nuk do të ketë seancë plenare

Të enjten nuk do të ketë seancë plenare

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.