07:43 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rinumërimi fakton prekjen e votës në Shqipëri. Kleçka që është përdorur për grabitjen

14:49 | 13/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rinumërimi fakton prekjen e votës në Shqipëri. Kleçka që është përdorur për grabitjen

Është mëse e qartë se në 25 Qershor Shqipëria nuk mundi të realizonte zgjedhje të pakontestuara dhe të shkëputura nga fenomeni i shëmtuar i manipulimit të votave. Vetëm nga 21 kutitë që janë rinumëruar në KQZ sa i përket qarkut të Tiranës PDIU ka marrë 16 vota më shumë.

Pothuajse asnjë nga kutitë e numëruara nuk ka nxjerrë një rezultat të njëjtë me procesverbalet e miratura më herët, çka fakton haptazi parregullsitë. 

Po ç’rezulton nga ky numërim? Ku kanë shkuar votat e PDIU-së? Nga 16 votat që janë shtuar për PDIU-në, 10 prej tyre i janë quajtur PSD-së, parti kjo që as nuk ishte në një vend të afërt me PDIU-në në fletën e votimit. (PSD-ja e 9-ta, PDIU e 13-ta). 

PSD e Skënder Gjinushit mori një mandat në Kuvendin e ardhshëm me Tom Doshin në Shkodër.

Nga ana tjetër 6 prej votave të Partisë së Shpëtim Idrizit në numërimin që i ishte bërë në 25 Qershor ishin konsideruar të pavlefshme. Një kleçkë kjo e përdorur jo pak, dhe e denoncuar publikisht dje nga vetë Idrizi.

Sa kohë që këto manovra përdoreshin në kryeqytet ku dhe vëmendja e vëzhguesve të të gjitha partive ka qenë mjaft e lartë, pikëpyetje të mëdha ngrihen se ç’grabitje janë bërë në qytetet e tjera.

Edhe më herët PDIU ka sqaruar se të gjitha kutitë që ajo ka kontestuar janë në ato grupe numërimi ku kjo parti nuk kishte numërues të saj.

Ndërkohë që me shumë gjasa të njëjtin fat kanë pasur dhe Parti të tjera si LIBRA, sakaq kujtojmë që edhe Blushi nuk ka ngelur pa bërë kallëzimin e tij.

(E.K/SHUPLAKA)

Foto gjate grumbullimit te fleteve te votimit ne KZAZ-te

 

 

Etiketa: 25 qershoriklecka e perdorurmanovratvjedhja e votes
Pas

Sa muaj kishte pa paguar dritat debitori që qëlloi me armë zjarri mbi grupin e punës

Para

Skënderbeu niset drejt Kazakistanit, po udhëtimin i duhet ta bëjë me turne

Para
Skënderbeu niset drejt Kazakistanit, po udhëtimin i duhet ta bëjë me turne

Skënderbeu niset drejt Kazakistanit, po udhëtimin i duhet ta bëjë me turne

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në të gjithë Moskën

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.