Celibashi: Të hënën ose të martën e javës që vjen nis numërimi i votave të Tiranës dhe Fierit. Numërimi do të kryhet në Pallatin e Sportit Fahrie Hoti, kemi dashur në parkun Olimpik, por për shkak të rrethanave është parashikuar të zhvillohet një kampionat i basketbollit dhe kemi qenë të detyruar të shohim një opsion tjetër. Në total janë 610 mijë e 201 vota për t’u numëruar. Do të jenë 24 grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë të stafit të KQZ. Do të duhen 18 deri 20 ditë për rinumërimin.