Pas ankimieve në KAS të PD dhe LSI, 108 kuti të qarkut të Durrësit po rinumërohen për të vërtetuar nëse pretendimet për shkelje në zgjedhjet e 25 Prillit janë të vërteta ose jo.
Deri më tani janë rinumëruar 92 nga 108 kutitë e planififkuara për rinumërim, dhe nga kjo rezulton që PS të ketë humbur 14 vota, LSI ka fituar 2 vota, ndersa Partia Demokratike ka humbur 31 vota.
KAS: Numeruar 92 kuti, 8 kuti ne proces nga 108 kuti per Durresin
Rezultati: 92 kuti te numeruara nga 108
PS ka humbur 14 vota
LSI ka rikuperuar 2 vota
PD ka humbur 31 vota
(E.H/Faxweb.al)