Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sot është dita e dytë e rinumërimit, ndërsa dje u hapën 85 kutitë të bashkisë Kamzës nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës.
Nga hapja e kutive rezultuan vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur. Nga rinumërimi doli se PS kishte përfituar 42 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë.
Hapja i 85 kutive të para tregoi se partitë që kanë pasur numërues, PS (42), PD (19) dhe PSD (7) kanë marrë vota shtesë padrejtësisht, ose në kurriz të partive të vogla (-5 KEA e Bashës, -3 Mundësia e Shehajt), ose mes votave të pavlefshme.