01:09 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Riparimi i rrugës, ARRSH dhe Polica Rrugore tregojnë akset që do të bllokohen ditën e nesërme

19:16 | 13/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Riparimi i rrugës, ARRSH dhe Polica Rrugore tregojnë akset që do të bllokohen ditën e nesërme

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore në një deklaratë për mediat ditën e sotme kanë infromuar për akset e reja rrugore të cilat do të bllokohen gjatë ditës së nesërme.

ARRSH dhe Polcia Rrugore njoftojnë se duke fillluar nga ora 06.00 e mëngjesit, të datës 14.06.2018, do të bëhët ndërhyrja rrugore dhe asfaltimi i aksit  Fier-Levan, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të mengjesit, rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish QTU (Qendra GOLD) Fier.

Njoftimi i plotë:

” Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave rrugore dhe asfaltike në aksin Fier – Levan, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë nesër datë 14.06.2018 në ora 06:00 të mengjesit, rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish QTU (Qendra GOLD) Fier.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Fier, është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Hyrje Fier – Dalje Fier

Devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër)  dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit)

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë rrugore që do të jetë në terren.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Faleminderit per bashkepunimin!”

(E.V/Faxweb.al)

Etiketa: ARRSHnjoftimpolicarrugore
Pas

Kaos në Fushë-Mamurras/ 2 aksidente në autostradë, 3 të plagosur (DETAJET)

Para

Rama takon Metën në Presidencë, çfarë po diskutojnë

Para
Rama takon Metën në Presidencë, çfarë po diskutojnë

Rama takon Metën në Presidencë, çfarë po diskutojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.