Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili ishte kryefjala e politikës dhe medias pas bërjes publike të përgjimeve italiane ku nga bisedat e trafikantëve dilte si i përfshirë në trafikun e drogës, është shfaqur duke festuar në ditëlindjen e djalit të tij i cili mbush 7 vjeç.
Ka qenë vetë Tahiri i cili ka publikuar një video në ‘Facebook’ nga festa për ditëlindjen e djalit të tij. Ai shfaqet së bashku me të birin në krah i cili u fryn qirinjve të tortës. “Edhe 100 Drin”, shkruan ai.
Duket se për një moment Tahiri ka “harruar” hallin e çështjes penale dhe i është përkushtuar familjes.
(B.H/Faxweb)