Spitali Amerikan prezanton risine e teknologjise mjekesore PulmOne e cila do të revolucionarizojë mënyrën e diagnostikimit të mushkërive. Tepër e lehtë në përdorim, mjekja pneumologe Dr.Shk.Jolanda Nikolla thekson se kjo pajisje inovative që realizon njëkohësisht Spirometrinë, Pletismografinë dhe DLCO (funksioni gazshkëmbyes i oksigjenit), e cila bën të mundur zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mushkërive të cilat nuk arrihen të kapen as nga skaneri. Por jo vetëm kaq, doktoresha thekson se kjo pajisje është jashtëzakonisht e vlefshme edhe për pacientët me problematika të tjera shëndetësore, si ato reumatizmale, etj.
Sinkron 1
Pulm One Ofron saktësi maksimale në detektimin e hershëm të sëmundjeve që prekin indin e mushkërisë dhe dëmtojnë funksionin kryesor të mushkërisë (shkëmbimin e oksigjenit me dioksidin e karbonit) edhe kur pacienti nuk ka shenja dhe simptoma, kjo pajisje e fjalës së fundit gjithashtu i kursen atij shpenzimet, kohën dhe i ofron komoditet maksimal gjatë ekzaminimit që zgjat 15-20 minuta dhe nuk ka rrezatim.
Sinkron 2
Për herë të parë në diagnostikë, nëpërmjet PulmOne realizohet gama e plotë e testimit të mushkërive, me një aparaturë të vetme e cila bën kthesën në fushën e testimit të funksionit pulmonar. Për të gjithë personat e interesuar, tashmë kjo pajisje është në dispozicion të tyre vetëm në Spitalin Amerikan 3.
View this post on Instagram