Samsung dhe Apple janë duke luajtur me idenë për të sjellë karikim wireless në smartphone-ët e ardhshëm Galaxy S8 dhe iPhone.
Ndërkohë, Sony duket të jetë duke u përgatitur në heshtje duke shmangur dy kompanitë me një teknologji të re “vrasëse”, sipas TechSot.
Sipas një patente aplikacioni të publikuar së fundmi, kompania japoneze duket të jetë duke punuar në një funksionalitet të ardhshëm wireless që bën të mundur shkëmbimin e karikimit dhe të dhënave mes elektronikave të ndryshme konsumit si smartphone, kompjuterë dhe çdo pajisje tjetër “smart”.
Po, kjo do të thotë që së shpejti mund të jeni në gjendje të përdorni telefonat e miqve tuaj për të karikuar pajisjen tuaj.
Patenta sugjeron se teknologjia do të mbështetet në “një shumicë të sistemeve të antenave” konfiguruar për tranferim të dhënash dhe karikimi, i shoqëruar nga një ndërfaqe e dobishme grafike që thjeshton procesin e lidhjes së pajisjeve.
Përveç përzgjedhjes mes transferimit të të dhënave dhe karikimin, ndërfaqja gjithashtu do të bëjë më të lehtë zgjedhjen mes pajisjeve të ndryshme wireless për të bërë shkëmbimin. (M.D/ Shuplaka)