I ftuar në ‘Fax News’, Sekretari Organizativ në PD, Arben Ristani ka deklaruar se hileja e maxhorancës në lidhje me reformën në drejtësi filloi pasi u votua kushtetuta.
Ai tha se ishte rënë dakord me maxhorancën që kushtetuta dhe paketa ligjore të votoheshin njëkohësisht, por meqë kjo nuk u pranua, me garancinë e ndërkombëtarëve PD kishte pranuar që ligjet të bëheshin më vonë. Këtu sipas Ristanit maxhoranca shpërfilli konsensusin dhe filloi që ligjet ti bëjë në mënyrë të njëanshme.
Ristani tha se amendamenti i opozitës nuk është kundër reformës në drejtësi por për ta kthyer atë në binarët e kushtetutës.
“Nuk kërkohet ndryshimi i reformës në drejtësi por rikthim në binarët e ligjit dhe kushtetutës sepse kemi një përpjekje të maxhorancës për ta kapur drejtësinë për ta vënë nën kontrollin e Ramës. Frika e peshqve të mëdhenj ka bërë që të bëhet çdo gjë për ta nxjerrë reformën nga korniza ligjore. Në këtë kontekst veprimi i opozitës është në përputhje me BE-në dhe SHBA-në.
Ne patëm rënë dakord së bashku që të kishim një reform në drejtësi, por ne duke qenë skeptik nëse maxhoranca e donte reformën, kishim rënë dakord që paketa e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të bëhej në të njëjtën kohë, nuk gjetëm vullnet dhe ramë dakord që të bënim ndryshimet kushtetuese dhe më pas të bëheshin ndryshimet ligjore. Këtu filloj hileja sepse ligjet nuk u bënë sipas kushtetutës siç kishim rënë dakord me garancinë e ndërkombërtarëve por u bëne me hile të paramenduar”, tha Ristani.
Arben Ristani deklaroi gjithshtu se Rama me prokurorin që është sot do të kapë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Me prokurorin që është sot do kapet KLP-ja, sepse KLP ka 11 anëtarë, 6 nga brenda prokurorisë dhe 5 nga jashtë, por edhe 5 që vijnë nga jashtë janë të kapur se Shoqëria Civile është e kapur, edhe aviokati i popullit. Në rast se kapet KLP-ja Rama garanton shmangien nga drejtësia dhe do të garantojë të ërdhmen e tij edhe kur të mos jetë në pushtet. Nëse kap KLP-na kap edhe SPAK-un.
Në lidhje me protestën e 27 janarit Ristani tha se pret pjesëmarrje masive nga qytetarët kundër qeverisë. Ndërsa për pakënaqësitë për bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ristani tha se ka vënë re skepticizëm edhe nga strukturat e PD-së por theksoi se PD dhe LSI nuk janë para një marrëveshje për të ndarë pushtet por kundër të keqes më të madhe që është qeveria e Ramës.
“Protestat nuk kanë një shkak të vetëm. Kemi të bëjmë me një vend që është kampion i varfërisë, kërkesa për azil e shqiptarëve, konkurojë Sirinë, po ikin nga dhuna e qeverisë, përvec ekonomisë është rendi dhe siguria pasi kemi të bëjmë me nja narkoshtet. Shqiptarët të ngrihen në protesta pasi Rama dhë të tijët kanë ndjekur politikë në favor të pushtetit të tyre.
Do jetë një protestë normale në mënyrë që ti tregojmë pushtetit që revolta është kundër tij që të përballemi me rilindjen që po shkatërron Shqipërinë. Protesta madhështore dhe pastaj do shohim për hapat e tjerë.
Në lidhje me bashkëpunimin me LSI-në, ëhtë e vërtetë një lloj pakënaqsie, skepticizmi, e kam ndeshur edhe në struktura, kam patur konsultim me ta, bashke me Bashën, edhe struktura ka shfaqur skepticizëm por ajo që duhet thënë është fakti që nuk jemi para një marrëveshje për të ndarë pushtet por për të bashkuar forcat kundër një të keqeje të madhe dhe të madhe.
Me LSI-në nuk ka patur vendimarrje nga strukturat e PD-së për zgjedhjet locale. Për diçka të tillë, liderët mund të përgatisin stratëgji afatgjata, por nuk ka patur një marrëveshje për këtë. E keqja e madhe është Rama, deri tek llogaritë elektorale ka akoma kohë’, tha Ristani. (B.H/Faxweb)