Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në një lagje të pasur në Londër, pak minuta pasi ylli i popit, Rita Ora kishte vizituar zonën.
Sipas policisë plumbat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje dhe mbetet ende i paidentifikuar autori.
Policia ka rrethuar zonën në Square Colville, Notting Hills, por fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, vetëm panik tek këngëtarja me origjinë shqiptare dhe të tjerë kalimtarë.
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në një ndërtesë në orë 14:00 këtë pasdite, shkruan Daily Mail. (J.V/Shuplaka)