Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe pë 10 vjetorin e pavarësisë së vendit. Këngëtarja shqiptare me famë boterorë Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishëm për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar edhe për lajmi.net këtë lajm.
“Rita Ora do të vije në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë. Jemi dakorduar që ajo do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli. Pra zoti Pacolli i ka ofruar mundësinë që të vije me avionin e tij pasi që ajo është ambasadore e Kosovës që përfaqëson vendin më së miri nëpër botë”, ka thënë ai. (M.Q/Faxweb)