Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare e cila jeton në Angli i është nështruar një operimi në këmbën e saj të djathtë pas një lëndimi.
Vetë Rita ka publikuar në InstaStory një foto, ku shfaq këmbën e saj të fashuar. “Pata një operim sot”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos.
Ora së bashku me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Era Istrefin janë ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në skenën ndërkombëtare të muzikës. (B.H/Shuplaka)