Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ururar ndjekësit e saj për Shën Valentin.
Ajo ka publikuar një foto në të cilën është stampuar një fotografi e dy djemve që puthen në buzë diçka e cila nga shumë fansa të saj nuk është pritur edhe aq mirë.
Përkrah fotos këngëtarja shkruan: “Sot puthni personin që ju e doni! Urime Shën Valentini!”
Mbase kjo zgjedhje është bërë prej saj që të tregojë se është pa komplekse duke u munduar që edhe të tjerët t’i heqin ato dhe ta shprehin dashurinë atyre që duan dhe dashurojnë.
ndërkohë që Rita Ora është parë së findmi në një fushatë ndërgjegjësimi që ka të bëjë me komunitetin LGBT dhe të drejtat e tyre, ajo nuk mund të gjente një imzh dhe një ditë më të përshtatshme se kjo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)