Këngëtarja Rita Ora ka rikujtuar momentet e saj në Kosovë me anë të një video që e ka postuar në Instagram
Në këtë video shihet Rita duke vallëzuar në skena tepër të nxehta derisa ka qenë e veshur me një veshje të veçantë, kuq e zi, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti i Ritës për 10 vjetor është komentuar me të madhe edhe nëpër mediat e ndryshme ndërkombëtare, sidomos për veshjen dhe stilin e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore iu bashkua festimeve të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në koncertin madhështor që u mbajt atë natë në Prishtinë.
(M.Q/Faxweb)