07:45 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rita Ora, Ryan Seacrest gati për të drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju Jork

14:42 | 31/12/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rita Ora, Ryan Seacrest gati për të drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju Jork

Festa e Vitit të Ri në ‘Times Square’ të Nju Jorkut organizohet që prej 120 vjetësh. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali dhjetë sekonda para përfundimit të vitit. Festa tani është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike që përfshin interpretime nga disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha të hënën se nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën. Rita Ora është për të dytin vit radhas në krah të Ryan Seacrest, në drejtimin e koncertit.

Këngëtarja dhe aktorja e lindur në Prishtinë Rita Ora premton se festa e këtij viti ‘Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve’ do të ketë diçka për të gjithë.

Ajo së bashku me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest do të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, në sheshin kryesor të Nju Jorkut.

Seacrest e organizon këtë koncert në qytetin më të madh amerikan prej 20 vitesh.

“Kemi mbi 60 këngë që do të interpretohen nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Londren, Luis Fonso do të interpretojë nga Puerto Riko, Lenny Kravitz nga Las Vegasi. Rita është këtu në Nju Jork, më pas grupi TLC, Jonas Brothers…”, thotë producenti Seacrest.

“Për mua është ngazëllyese. Të gjithë janë shumë të emocionuar. Ka njerëz që janë këtu që nga mëngjesi. Të gjithë janë të lumtur që janë këtu dhe pavarësisht se është pak kaos, në të njëjtën kohë, është e mahnitshme”, thotë këngëtarja dhe aktorja Rita Ora.

Nga viti 1904, festa e Vitit të Ri në sheshin më të njohur të Nju Jorkut ka ndryshuar tej mase. Nga viti 1907 një top gjigand vendoset në maje të ndërtesës 25 katëshe ‘One Times Square’. Topi i mbuluar me kristale, fillon të bjerë ndërsa miliona zëra bashkohen për të numëruar sekondat e fundit të vitit dhe për të festuar fillimin e një viti të ri plot shpresë, sfida dhe ëndrra.

Ceremonia e zbritjes së topit nuk është mbajtur vetëm në vitet 1942 dhe 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur qytetin nga sulmet e mundshme.

Policia e Nju Jorkut njoftoi se pavarësisht se nuk kanë ndonjë informacion të besueshëm për ndonjë rrezik, ajo ka marrë masa të ndryshme sigurie për të mbrojtur banorët.

“Publiku do të shohë një prani të madhe policësh në të gjithë qytetin. Kjo përfshin anëtarë të disa prej njësive tona të specializuara , duke përfshirë njësinë tonë të shërbimeve të urgjencës, të cilët do të vendosen në mënyrë strategjike në të gjithë zonën në çati”, tha ndër të tjera komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.

Ajo shtoi se policia do të përdorë edhe dronë për të vëzhguar situatën dhe për më tepër, meqenëse pritet një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në një hapësirë të ngushtë, policia do të angazhojë edhe ekipe të dedikuara për të ndaluar hajdutët e mundshëm të xhepave në ‘Times Square’.

‘Gjithashtu, të gjitha pusetat, kutitë postare, makinat shitëse dhe shportat e mbeturinave ose do të mbyllen ose do të hiqen fare nga zona e bllokuar. Do të krijohen korsi sigurie të ngrira rreth ngjarjes duke përdorur makina bllokuese dhe barriera betoni dhe si gjithmonë, do të ketë shumë masa sigurie që nuk do t’i shihni”, tha zonja Tisch.

Festa e Vitit të Ri, “Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve”, transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin ABC.

Pas

Gëzuar Vitin e Ri Australi! Sydney pret 2025 me spektakël fishekzjarrësh

Para

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bahçallëkut/ Momenti kur policia nxjerr 83-vjeçarin nga ujërat e lumit Drin

Para
Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bahçallëkut/ Momenti kur policia nxjerr 83-vjeçarin nga ujërat e lumit Drin

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bahçallëkut/ Momenti kur policia nxjerr 83-vjeçarin nga ujërat e lumit Drin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.