Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën shëndetësore të paciantëve që janë prekur nga koronavirusi, kur tha se një tjetër i prekur nga është drejt shërimit pasi ka rezultuar negativ nga testet.
Ky është pacienti i dytë që rezulton negativ pas ritestimit për COVID-19 ndërsa njoftoi se ditën e nesërme do të ketë ritestime të tjera.
“Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico.