Ditën e sotme në selinë e PD-së, deputetë demokratë dhe anëtarë të Kryesisë së Rithemelimit njoftuan për mediat se do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese një padi për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit.
Nën/kryetari Oerd Bylykbashi u shpreh se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, e cila nuk është më një korrupsion i fshehtë por grabitja e një prone publike ditën për diell.
Për këtë është përgatitur një padi e dytë për në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ana tjetër një kallëzim penal në SPAK për kryeminstrin Edi Rama që të vendoset para drejtësisë për këtë aferë.
“E dimë se pjesa më e madhe e popullatës jeton në perëndim. Institucionet europiane investuan për Portin e Durrësit. Ku porti i Durrësit në Defender ishte një pikë strategjike. Kjo aferë korruptive nuk është histori korrupsioni e fshehtë por grabitje e një prone publike ditën për diell. PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve për të sfiduar sërish për këtë çështje. Do të bëjmë kallëzim penal për personat përgjegjës për këtë aferë në SPAK, siç është kryeministri Edi Rama. Duam t’i vëmë fre fenomenit të korrupsionit, pasi të mos preken Vlora, Ksamili dhe Saranda.
Është një aferë në dëm të jashtëzakonshëm të interesit publik. Kemi bërë gati këto dy padi.Synojmë të shpëtojmë Portin e Durrësit. Ka interes të lartë në nivel kombëtar dhe është detyra jonë ta çojmë deri në fund”, u shpreh Bylykbashi.