Në fshatin Çaushli të Maliqit një makinë ka aksidentuar dy persona. Nga ky aksident kanë ngelur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.
Të lënduarit janë një 43 vjeçare me iniciale A.K dhe një 10 vjeçar me iniciale A.V, të cilët janë traportuar menjëherë drejt spitalin e Korçës. “Fax News” raporton se të dy të aksidentuarit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në reminacionin e spitalit të Korçës. Mësohet se të dy të aksidentuarit kanë dëmtime të rënda në çdo pjesë të trupit.
DETAJE:
Më datë 23.12.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë. Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post