Prej disa kohësh Saimir Tahiri është lënë sërish jashtë vëmendjes mediatike.
Po sado që të përpiqet vetë ai po dhe ish-lideri kryeministër, nga mendja e qytetarëve nuk është dhe aq e lehtë të fshihen hijet e skandalit.
Një i ri e ka vënë në siklet kryeministrin Edi Rama në faqen e tij në Facebook.
Kryeministri publikoi një foto me uniformat e policisë shqiptare në vite me rastin e 105-vjetorit, por një nga komentuesit i është drejtuar: “Saje qorin” ku e ke? Atë “bravo çuna”… Lazaratin e zure në gojë. Po ato tonelatat që ngarkojnë në Vlorë, apo ishin të tuat…”
Nuk ka munguar përgjigjja e Ramës: “Shko ne shkollë, shko në shkollë. Mëso të mendosh dhe të flasësh pastaj jepi gojës në publik sepse të folurit në hava me fjalë të mëdha nuk të çon larg në rrugën e jetës o çun!”.
Ndoshta Rama është i njohur për ironinë e tij, dhe me të përpiqet të të heq edhe më shumë vëmendjen nga skandalet.
(E.K/FAXWEB)