Këngëtarja me fame ndërkombëtare Dua Lipa mbërriti ditën e djeshme në Prishtinë, ku dhe do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’. Menjëherë sapo ka mbërritur në Prishtinë ajo ka dal në një konferencë për mediat, ku ka treguar diçka më shumë për këtë festival.
Në këtë konferencë Dua ka sqaruar më në fund edhe marrëdhënien që ka me këngëtarët e tjerë me origjinë shqiptare si Bebe Rexha dhe Rita Ora. Këngëtarja i ka dhënë fund spekulimeve se arsyeja e mos prezencës së Ritës në këtë koncert është ajo. Siç ka treguar ajo Rita dhe Bebe do të jenë prezente në festivalin që do organizohet vitin tjetër.
“Kemi dashur të sjellim shumë artiste femra në festivalin ‘Sunny Hill’, përfshirë këtu Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin dhe të tjerë…”, tha Dua duke treguar kështu se marrëdhëniet mes saj dhe Ritës janë të mira.
Discussion about this post