16:24 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rivali e “kryqëzoi”, po ka një analist të njohur që mendon ndryshe nga ai. Ç’shkruan sot Zheji

15:53 | 08/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rivali e “kryqëzoi”, po ka një analist të njohur që mendon ndryshe nga ai. Ç’shkruan sot Zheji

Jehona e maratonës së ‘’Opinion” vijon edhe gjatë ditës së sotme ku shumë prej opinionistëve kanë dhenë mendimin e tyre në lidhje me duhej apo nuk duhej një ‘’organizim” i tillë. Nëse për Ylli Rakipin organizimi do të ishte një marrëzi, krejt ndryshe mendon Artur Zheji.

Një titull me dy fjalë: Bravo Fevzo! Dhe më pas argumenton pse gazetari duhet komplimentuar.

‘’ Vure tërë “elitën” e fshatit tonë shqiptar në rresht, si nevojtarë që janë për dritaren tënde mediatike. Dhe unë mendoj që gazetarët që kanë dhe ata kritikat e tyre për këtë, duhet të të thonë sëpari flm, sepse ngrite për vete, por edhe për të tjerët, stekën e respektit për gazetarët, në këtë llum mosrespekti që na rrethon”, shkruaj ndër të tjera Zheji.

Shkrimi i plotë i Zhejit:

Bëri një maratonë TV, kolegu Fevziu, sepse ka 20 vjet që e mban në shpinë të vet atë televizion. U habitën shumë dhe shumë të tjerë u nervozuan, sepse te festa e Fevzos, ashtu si edhe 10 vite më parë, erdhi e gjithë dynjaja, dynjaja e spektaklit, e gazetarisë dhe e politikës.

Sepse dukshëm kanë nevojë për Fevzon dhe për “Opinionin”, që ka fituar të gjitha maratonat televizive, diku mirë, diku çka dhe diku shumë mirë, por gjithmonë aty, në këmbë dhe në ekran.
Shumë trokitën gotat, shumë të tjerë edhe hodhën ndonjë romuz apo ndonjë ironi, sepse ju duk shumë e madhe “Festa”. Por ishte një Festë private kjo, mund ta bënin edhe te Sheshi Skënderbej, po të merrnin leje, ku qëndron problem këtu? Kur nuk harxhohet lek shteti dhe lek taksash, sbesoj se ka ndodhur ndonjë gjë që nuk shkon.
Bravo Fevzo!
Vure tërë “elitën” e fshatit tonë shqiptar në rresht, si nevojtarë që janë për dritaren tënde mediatike. Dhe unë mendoj që gazetarët që kanë dhe ata kritikat e tyre për këtë, duhet të të thonë sëpari flm, sepse ngrite për vete, por edhe për të tjerët, stekën e respektit për gazetarët, në këtë llum mosrespekti që na rrethon.
Sepse kryeministri, e pas tij edhe politikanët e të gjitha ngjyrave, kur kalojnë siklete, të cilat i gatuajnë vetë dhe nuk ua pëlqen populli, drejtojnë gishtin nga gazetarët, fajtorë pa faj, por të kollajshëm për tu përfolur.
Bravo pra Fevzo, shiko punën tënde, ndonëse e di që s’ke nevojë për këshillën time. Mbaj ndonjë koqe hudhër në xhep dhe bëji dhe shijoi festat e tua, në televizionin tënd dhe për emisionin tënd!
Sepse dëshmove që edhe ai që të mbiquajti edhe ty “Kazan”, kryeministri pra, t’u fërkua dhe t’u përkëdhel, përpara kamerave si një ketër i butë dhe lajkatar, për të të bërë një qokë. Madje ishte edhe pa atlete dhe kishte veshur këpucë.
Ndoshta sepse thonë se ju shërua edhe gishti…
Dje pra, ishte edhe nje fitore e Gazetarit, jo vetëm një festë e ligjshme e Fevzo.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artur zhejiblendiblendi Fevziuylli rakipi
Pas

MESAZHI i Hahn për shqiptarët: Çfarë duhet për t’u bërë anëtar i BE-së

Para

Kadri Veseli jep lajmin: Nesër mbahet seanca e votimit për qeverinë e re të Kosovës

Para
Kadri Veseli jep lajmin: Nesër mbahet seanca e votimit për qeverinë e re të Kosovës

Kadri Veseli jep lajmin: Nesër mbahet seanca e votimit për qeverinë e re të Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.