Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stradela të Italisë, ku një 17-vjeçar shqiptar është qëlluar nga një tjetër i ri me thikë. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar është dërguar me urgjencë në spital pas sherrit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se shqiptari dhe italiani i quajtur Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë. Konflkti mes dy të rinjve ka nisur mbrëmjen e së djelës në një diskotekë, mirëpo ata e kanë vazhduar aë edhe gjatë pasdites së sotme.
Të rinjtë kishin lënë një takim për t’u sqaruar, ku u përleshën me njëri-tjetrin, derisa italiani nxoori thikën dhe e qëlloi shqiptarin në kraharor. Pas ngjarjes, italiani është arrestuar. (D.D/Shuplaka)