Rudi Erebara ishte ai që i rivendosi shkronjat tek Teatri Kombëtar, por me shumë modesti pranoi se e bëri këtë gjë pasi i vijnë për duarsh duke argumetuar se ato në të vërtetë janë vendosur nga qytetarët.
“Germat i ka vendosur populli, unë i vendosa aty. Kjo është një luftë që sapo ka filluar dhe ne do ta fitojmë. Rama Ik, bashkë me Erionin dhe gjithë këlyshët e tjerë. Unë e kisha kënaqësinë më të madhe ti vendosja gërmat edhe sepse më vijnë për duarsh”.
Ndërkohë aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci tha se këtë radhë Teatri do të mbrohet me turned he nuk do të lejohet shembja e tij. Ai paralajmëroi se nëse guxohet sipas tij të preket godina e Teatrit, do ta kenë popullin kundër.
“Nuk jam më protestues por pjesë e Teatrit. Do ta mbrojmë me turne dhe të guxojë njeri që të vendos dorë mbi Teatrin. Këto germa janë të shenjta, prandaj edhe ishim të vendosur për t’I rivendosur. Ndaj kanë ardhur shumë njerëz për të na mbështetur për shkak të simbolikës dhe frymëzimit që ka. Ata duhet të dinë se nëse prekin këtë godinë kanë popullin kundër dhe nëse e dinë se kanë popullin kundër, të guxojnë ti prekin”, tha Goci.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/431373904365523/
(F.GJ/FAXWEB.AL)