20:48 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rivendosja e tarifës në Kukës, Peshaj: Qeveritarët po sillen si skutha, pse taksa po vendoset në verë (Video)

10:11 | 04/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rivendosja e tarifës në Kukës, Peshaj: Qeveritarët po sillen si skutha, pse taksa po vendoset në verë (Video)

Dy muaj nga protesta kundër vendosjes së tarifës së Rrugës së Kombit në Kukës, qeveria paralajmëron rivendosjen e saj.

Duket se qeveria ka zgjedhur pikërisht sezonin e verës për të rinisur projektin e saj, pasi rezistenca e qytetarëve mund të jetë më e vogël.

Aktivisti Besjan Peshaj, i ftuar në ‘’Fax news’’ tha se qeveria po sillet si skuth, duke mos pyetur ende qytetarët se çfarë mendojnë për këtë tarifë.

Ai tha më tej se ende sot kryeministri Rama dhe pse ka shkuar në të gjitha qytetet e vendit, nuk ka shkuar në qytetin e Kukësit.

‘’Nga qeveria nuk pati asnjë lloj tërheqjeje, asnjë lloj reflektimi. Ka pasur shkelje flagrante të ligjit nga ana e Policisë.

Qeveria veproi si skuth, si skutha i vendosën në fillim pikat e pagesës, po njësoj po sillen edhe tani. Kryeministri që ka shkuar në të gjithë vendin nuk ka shkuar ende në Kukës që të ballafaqohet me qytetarët.

I gjithë debati është zhvilluar në formën e spekulimeve, se mbi çfarë negociatash është vendosur kjo lloj takse, ende nuk dihet.

Për mua pagesa do të nisë në Korrik, Gusht, pasi atëherë rezistenca e qytetarëve është shumë më e vogël, për shkak të pushimeve. Vendimet më të këqija janë marrë në verë edhe më herët nga kjo qeveri.

Një qeverisje që pretendon që është e majtë ul taksat për qytetarët dhe nuk i rrit ato. Qytetarët shqiptarë kanë kursyer disa para dhe kanë blerë një makinë të vjetër, ti i ke taksuar njëherë ata me naftën, kjo që ndodh është zhvatje.

Kjo taksë është antikushtetuese, fatkeqësisht ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, pasi nëse do të ishte besoj, që do ta rrëzonte këtë vendim”, u shpreh Peshaj.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Shpërthen vullkani në Guatemalë, mbi 3 mijë veta të evakuuar, zi kombëtare

Para

Fier/ Punëtorët e rafinerisë në protestë: Të përballen me ne, duan Europë këta, ne kërkojmë bukën e fëmijëve

Para
Fier/ Punëtorët e rafinerisë në protestë: Të përballen me ne, duan Europë këta, ne kërkojmë bukën e fëmijëve

Fier/ Punëtorët e rafinerisë në protestë: Të përballen me ne, duan Europë këta, ne kërkojmë bukën e fëmijëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.