Pas votimit të Parlamentit Holandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë gazetari Vincent Triest, i cili është një njohës i mirë i politikës në Holandë, për emisionin Opinion tha se nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime.
Sipas tij, duke iu referuar dhe bisedave me ministrin holandez, ai tha se problematik është rrjedhja e informacionit.
“Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informacionit, sjell informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe me pas rrjedhin”.
Discussion about this post