09:52 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Rivlerësimi i pronave, Drejtori i Hipotekës: Shtyhet afati

17:57 | 03/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Rivlerësimi i pronave, Drejtori i Hipotekës: Shtyhet afati

Afati i procesit të rivlersimit të pronave duhet të mbyllej në fund të muajit shkurt, megjithatë drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirian Muho zbulon se ky afat është shtyrë përsëri.

Sipas Muhos, për shkak të kërkesës së lartë të qytetarëve për rivlerësimin e pronave të tyre, Ministria e Financave dhe të Drejtësisë, e kanë gjykuar me rëndësi t’I paraqesin qeverisë propozimin për ta shtyrë afatin deri më 31 maj.

 “Për shkak të fluksit në rritje është parë e udhës që ky afat të zgjatet tashmë, ka një iniciativë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë për t’i paraqitur qeverisë ndryshime në ligjin që parashikon rivlerësimin e pasurive për ta shtyrë këtë afat deri në 31 Maj. Për të qënë më konkret nëse një pasuri është krijuar në vite dhe ka pasur një vlerë të caktuar, nëse kjo pasuri do të shitej në kushtet e sotme detyrimi që do të kishte qytetari ndaj organeve tatimore do të ishte një detyrim i konsiderueshëm. Nëse një qytetar këtë pasuri do ta shiste, diferenca midis vlerës që kjo pasuri ka sot me vlerën që ka pasur në momentin e krijimit, do të llogaritej një detyrim 15 %. Nëse qytetari vjen dhe do të kryeje procesin e rivlerësimit, atëherë pasuria do të ketë një vlerë të përafërt me vlerën e tregut, pra nëse pasuria në momentin e krijimit ka pasur vlerën 200 apo 300 mijë lekë dhe sot ka një vlerë 20-30 mijë, vlera do të llogaritej 2% e diferencës së vlerës së pasurisë në kushtet e sotme me atë çfarë ka pasur në momentin e krijimit të saj. Nëse kjo pasuri do të futej në tregun imobilar, vlera që do të paguajë qytetari do të ishte jashtëzakonisht e vogël.”, tha Muho.

Drejtori i përgjithshëm i hipoteka tregon gjithashtu, se duke filluar nga 1 shtatori i 2016-ës deri më 31 janar të 2017-ës, janë dorëzuar plot 27 mijë aplikime.

“Deri tani kanë arritur 27 mijë aplikime, natyrisht pesha më e madhe e Tiranës, por edhe zyra të tjera si Durrësi, Elbasani dhe Vlora”, shton Muho.

Të gjithë personat që kërkojnë të kryejnë rivlerësimin e pronave të tyre, fillimisht duhet të marrin formularin në sportelet e hipotekës. Qoftë vetë pronari, ose një tjetër person me prokurë nga ai. Më pas personi duhet të plotësojë të dhënat, numrin e pasurisë dhe taksën që duhet të paguajë. Ndërkohë, pas dorëzimit të të dhënave, personi duhet të bëjë pagesën në bankë.  Brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohet në kartelën e pasurisë së pronarit. (D.D/Shuplaka)

Pas

Rrëfehet Bebe Rexha: E vërteta e këngës “Monster’’

Para

Ndryshimi i stacionit të urbanëve të “Tiranës së Re”, acaron qytetarët (VIDEO)

Para
Ndryshimi i stacionit të urbanëve të “Tiranës së Re”, acaron qytetarët (VIDEO)

Ndryshimi i stacionit të urbanëve të “Tiranës së Re”, acaron qytetarët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven të Beratit, në Poliçan sherr mes komisionerëve

Tedi Blushi pas votimit:“Vota është themeli i lirisë,bëj thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Probleme me pajisjen e identifikimit, komisionerët bëjnë regjistrime manuale në Peqin

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PSD, Tom Doshi voton në shkollën “Kongresi i Lushnjes”

Kryemadhi voton krah të ëmës dhe djalit, mesazhi i të birit, Besar Meta: Këtë ditë kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike

Fier/Kryebashkiaku Armando Subashi voton së bashku me bashkëshorten,bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe proces të qetë

Kandidati i PD: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit afër qendrës së votimit

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha me mesazh për mbështetësit: Mirëmëngjes njisha, jeni gati?

E pazakontë në Lushnjë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Nuk kanë tërhequr materialet zgjedhore, vonohet procesi i votimit në Kardhikaq dhe Grava të Finiqit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.