Gjergji Vurmo, autori i raportit për demokracinë të “Freedom House”, për Shqipërinë, ka sqaruar mediat se janë dy raporte të ndryshme të kësaj organizate për lirinë dhe demokracinë referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama të ditës së sotme.
Vurmo deklaron se raporti të cilit i referohet Rama është “Freedom in the ëorld 2020” dhe është publikuar më datën 4 Mars 2020, por nga ana tjetër bën me dije se raporti i cili është publikuar sot nga FH është “Nations in Transit 2020”.
Sipas raportit të fundit, demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie si pasojë e përkeqësimit të 2 dimensioneve, “Qeverisja demokratike në nivel kombëtar” dhe te “Proceset elektorale”.
“Nuk dua te paragjykoj shkaqet e këtij konfuzioni dhe as të komentoj keqkuptimin e stafit të Kryeministrit, por e ndjej si detyrim këtë shpjegim”, shkruan Vurmo në “Facebook”.
Reagimi i plotë:
Një shpjegim gazetarëve lidhur me reagimin e KM
Bëhet fjalë për 2 raporte të ndryshme të së njëjtës organizatë – Freedom House (FH).
Raporti të cilit i referohet Kryeministri Rama është “Freedom in the ëorld 2020” dhe është publikuar më datën 4 Mars 2020 (para 2 muajsh). https://freedomhouse.org/…/neë-report-freedom-ëorld-2020-fi…
Raporti i cili është publikuar sot (6 Maj 2020) nga FH është “Nations in Transit 2020” https://freedomhouse.org/…/…/2020/dropping-democratic-facade
Nuk dua te paragjykoj shkaqet e këtij konfuzioni dhe as të komentoj keqkuptimin e stafit të Kryeministrit, por e ndjej si detyrim këtë shpjegim.
Raporti “Nations in Transit 2020” vëren se demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie e cila vjen si pasojë e përkeqësimit të 2 dimensioneve – “Qeverisja demokratike në nivel kombëtar” dhe te “Proceset elektorale”. Arsyet dhe analizën e plotë do të mund t’i gjeni në raportin për Shqipërinë i cili do të publikohet i plotë besoj në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me klasifikimin e Shqipërisë si një vend me regjim hibrid në raportin e Freedom House, dhe me një rënie pikësh në krahasim me një vit më parë.
Sipas kreut të qeverisë e vërteta është tjetërsuar, pasi Shqipëria vërtet ka rënie në treguesit e saj të demokracisë, ama është më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit, dhe se në kohën kur PS ka marrë qeverisjen, ajo ka qenë në vendin e fundit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)