18:32 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Robert Ndrenika 75 vjeç sot, fjalët e Pëllumb Kullës trondisin: Je nga ajo racë që të zbukurojnë jetën…

10:12 | 10/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Gjitha
0
Robert Ndrenika 75 vjeç sot, fjalët e Pëllumb Kullës trondisin: Je nga ajo racë që të zbukurojnë jetën…

Aktori i madh shqiptar Robert Ndrenika bën sot plot 75 vjeç. Në këtë përvjetor për aktorin e madh dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, fjalët e regjisorit Pëllumb Kulla trondisin.

”Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve. Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri- tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot. Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit”, shkruan shoku i tij i klasës, Kulla.

STATUSI I PLOTË:

”Edhe ju më të rinjtë do të vinit te 75-at!

Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studjo më studjo, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënës në skenat dhe ekranet e shqiptarëve.

Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve. Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri- tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot. Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit. Asaj loje magjepsëse ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur. Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike, dhe po aq mbresëlënës me karakteret dramatikë.

Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mendja u shkon vetëm tek artistë si ti.

Paç jetë të gjatë mes familjarëve të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd!” (V.G/SHUPLAKA)

robertndrenika

Etiketa: ditelindjepellumb kullarobert ndrenika
Pas

Aksident, treni merr para makinën në fshatin Domje, një i pagosur

Para

Fotografi i njohur ka ditëlindjen, e dashura modele urim galaktik: Të dua nga Neptuni në Mërkur

Para
Fotografi i njohur ka ditëlindjen, e dashura modele urim galaktik: Të dua nga Neptuni në Mërkur

Fotografi i njohur ka ditëlindjen, e dashura modele urim galaktik: Të dua nga Neptuni në Mërkur

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Flutura Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

BE zbulon datën, kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

LAJMI I FUNDIT/ SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

KQZ/Përfundon Numërimi i Votave të Diasporës në 11 Qarqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.