Pas shkrimeve të gazetarit Andi Bushati për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka ardhur edhe përgjigjia e aktorit Robert Ndrenika. Përmes një postimi në Facebook, Ndrenika ka çuditur me statusin që ka shkruar në drejtim të Bushatit, ku nuk ngurron ta quajë Zonjë. Ndërkaq ai e paralajmëron që të mos shkruajë më për të.
Postimi i plotë
PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje.
Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!!
Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim…”, nënvizon Ndrenika.
(J.D/Faxweb.al)