06:05 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Robert Ndrenika ndërhyn ‘live’ në emision: Atë që më ka bërë Rama nuk ma ka bërë askush, më turpëroi para…

21:39 | 12/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Robert Ndrenika ndërhyn ‘live’ në emision: Atë që më ka bërë Rama nuk ma ka bërë askush, më turpëroi para…

Aktori i madh Robert Ndrenika, i cili është një nga kundërshtarët e fortë të prishjes së godinës së Teatrit, thotë se kryeministri Rama e ka ofenduar para të gjithëve kur u bë prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ku të pranishëm ishin  një pjesë e artistëve, pasi Rama nuk e lejoi të fliste.

Aktori i madh këto komente i bëri në një lidje telefonike për emisionin “Studio e Hapur”, ndërsa për Teatrin po fliste artisti Mirush Kabashi.

Ndrenika ripërsëriti kërkesën që të ndërhyjë Prokuroria për të hetuar, ndërsa bëri thirrje që Teatrin duhet ta bëjë shteti dhe të mos bëhet me PPP pasi vjen era abuzim.

Në një takim që patët me kryeministrit Rama, ai nuk ju dha fjalën. A u ndihet i lënduar?
Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.

Nëse do e kishit përballë çfarë do i thonit?
Kam për të thënë diçka, por jo personalisht për atë, por për çështjen e Teatrit. Kryeministrat venë e vinë. Ky vend ka pasur edhe kryeministër 30-vjeçar, e pati atë që pësoi. Jam i sigurte që edhe ky nuk është kryeministër i përjetshëm”.

Jeni i dëshpëruar për shembjen teatrit?
Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.

Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?
Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Rama-Ndrenika
Pas

Fevziu sqaron situatën: Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem”, Top Channel më ofroi…

Para

Nuk e mori dot Blendi Fevziun, Top Channel i ‘rrëmben’ moderatoren Klan-it

Para
Nuk e mori dot Blendi Fevziun, Top Channel i ‘rrëmben’ moderatoren Klan-it

Nuk e mori dot Blendi Fevziun, Top Channel i ‘rrëmben’ moderatoren Klan-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.