Arritjen e një konsensusi mes kreut të Bashkisë së Tiranës dhe disa artistëve gjatë ditës së djeshme e ka përshëndetur dhe aktori Robert Ndrenika.
Ai përgëzon Derhemin, Bashën, Veliajn dhe Trebickën për konsensusin e arritur, dhe shton se kjo shënon fillimin e një maratone, deri në ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor.
“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!
Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej. Përqafime!”, shkruan Ndrenika.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post