15:47 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Roboti humanoid per punet e shtepise, NEO funksionon ne menyre autonome me ane te IA

12:53 | 08/12/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Roboti humanoid per punet e shtepise, NEO funksionon ne menyre autonome me ane te IA

Firmat ndërkombëtare të teknologjisë së lartë janë në garë për të nxjerrë të parët në treg robotët humanoidë, që do t’u vijnë në ndihmë njerëzve.

Për kafen ekspres, sistemimin, pastrimin dhe punë të tjera në shtëpi që përtojmë t’i bëjmë ose jemi të lodhur, shumë shpejt mund të na ndihmojnë të ashtuquajturit robotë humanoidë, ata që funksionojnë në mënyrë autonome me Inteligjencë Artificiale.

Një nga ata që shpresojnë të dominojnë në treg është 1X, një kompani me bazë në Norvegji dhe në Silicon Valley, me robotin e tyre humanoid, NEO. I veshur me një “jumpsuit”, NEO u ekspozua nga dega e kompanisë në Oslo për një reportazh të agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ky është versioni më i thjeshtë i robotit tone NEO. Në afat të gjatë ky do të bëjë të gjitha punët e shtëpisë që nga larja e rrobave, pastrimi, rregullimi dhe në përgjithësi do të jetë një lehtësim i madh për të gjithë amvisat në jetën tonë të përditshme. Përveç kësaj, do të jetë një shoqërues i shkëlqyeshëm, mund të flisni me të, të keni biseda të mira, mund t’ju mësojë shumë gjëra, dhe do të jetë shumë argëtues”, tha Bernt Bornich, CEO dhe themeluesi i 1X.

Bornich shpjegon se si është krijuar roboti përmes Inteligjencës Artificiale.

“Gjithçka që shihni tek NEO është Inteligjenca Artificiale. Nga mënyra se si ai di të kontrollojë trupin e tij, të ecë, si të përdorë objektet, si të bëjë detyra, si të bashkëveprojë me njerëzit, gjuha e trupit. E gjitha kjo është në sajë të Inteligjencës Artificiale moderne e aplikuar në robotikë. Ajo çfarë vlen të përmendet është se NEO dhe sistemet e krijuara edhe do të mësojnë mes njerëzve”, tha Bornich.

NEO është projektuar gjithashtu për t’u komanduar nga një njeri që të kryejë veprime të ndryshme. Krijuesi i robotit Bornich tha se kjo do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në sistemin e tij pavarësisht se ku ndodhen, edhe në distanca të largëta.

“Unë në fakt kisha një nga humanoidet e versionit të mëparshëm që ne kemi bërë, robotin EVE, për në shtëpi. Për të provuar se si është të jetosh me një robot si pjesë e familjes dhe për të ndihmuar në kryerjen e të gjitha punëve të përditshme nëpër banesa. Gjithçka, nga bisedat deri te lavanderia rregullimi etj.  Në atë moment thashë: kjo është vërtet e dobishme, nuk dua ta kthej. Të gjitha këto mësime të nxjerra shkuan për të krijuar NEO, por kësaj here duke integruar edhe Inteligjencën Artificiale. Jemi gati ta provojmë këtë. Jam shumë i emocionuar për të parë rezultatet”, tha ai.

Bashkimi i inteligjences artificiale dhe inxhinierisë po avancojnë ndjeshëm fushën e robotikës humanoid. Inxhinierët projektojnë robotë për të imituar formën dhe lëvizjen e njeriut.

Ndërsa Inteligjenca Artificiale ofron ‘fuqinë e trurit’, duke u mundësuar këtyre makinerive të mësojnë nga mjedisi i tyre, të marrin vendime dhe të kryejnë detyra komplekse.

Versioni i NEO u komandua nga njerëzit nga distanca. Kompania tha se kjo është mënyra se si 1X trajnon modelet e tyre të Inteligjencës Artificiale, duke mësuar nga robotët që punojnë në mjedise të botës reale.

Versioni do të jetë i gatshëm për tregun në vitin 2025. 1X nuk ka dhënë detaje rreth vlerës, por parashikohet të jetë sa një makinë e re me çmim mesatar. Sidoqoftë, NEO me gjasë do të ketë shumë konkurrencë.

Miliarderi  Elon Musk tha në Tetor të këtij viti se do të ketë të paktën 10 miliardë robotë humanoidë me një çmim midis 20,000 dhe 25,000 dollarë deri në vitin 2040. Duke folur në prezantimin e Tesla Robotaxi, Musk tha se ai beson se ‘Optimus’ roboti humanoid do të jetë produkti më i madh ndonjëherë.

Shumë startupe janë bërë pjesë e garës së atyre që përdorin Inteligjencën Artificiale, duke përfshirë Vicarious, i cili u ble nga Intrinsic në pronësi të Alphabet në 2022, Universal Robots, Seegrid dhe Covariant.

Edhe Era me bazë në Pekin publikoi së fundmi videon e robotit të tij humanoid STAR 1.

Në konferencën e fundit ndërkombëtare mbi Robotikën Humanoide në Nancy, të Francës, mbi 30 kompani si dhe institute kërkimore shfaqën robotët e tyre më të fundit.

Etiketa: Roboti humanoid
Pas

Rama: Dita e Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve që çojnë para trashëgiminë e prinderve

Para

Dhunoi e tentoi te abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, pranga 38 vjeçarit

Para
Dhunoi e tentoi te abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, pranga 38 vjeçarit

Dhunoi e tentoi te abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, pranga 38 vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak

Fundjavë me shkelje të rënda në rrugë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet dhe apelon: Mos luani me jetën!

“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Lirohen nga qelia dy vëllezërit e arrestuar për produktet e skaduara, do hetohen në “arrest shtëpie”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.