Roma ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian dhe ka shkuar shumë afër kualifikimit në Champions League.
Verdhekuqtë kanë mundur 1-0 në transfertë skuadrën e Cagliari-t dhe kanë përforcuar vendin e tretë në renditje, duke shkuar në 73 pikë.
Dy më shumë se Lazio e vendit të katërt, që ka barazuar në shtëpi 1-1 me Atalanta-n, dhe katër më shumë se Inter-i i vendit të pëstë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të të pjesës së parë, me turkun Under që ka shënuar golin e vetëm të takimit dhe që i ka dhuruar skuadrës së Di Francesco-s tri pikë shumë të rëndësishme.
Javën e ardhshme, verdhekuqtë do të presin në shtëpi Juventus-in kryesues, që është virtualisht kampione e Italisë.
Përsa i takon Cagliari-t, kuqeblutë mbeten në vendin e 18-të të renditjes me 33 pikë, një larg mbijetesës.
(E.K/FAXWEB.AL)