Pas ndeshjes së parë ku Liverpool arriti të mposhtë italianët me rezultatin 5-2 në Angli, Roma do të tentojë të bëjë një tjetër përmbysje të madhe, ku i duhet i njëjti rezultati me të cilin përmbysi Barcelonën, 3:0.
Ylli i Romës Radja Nainggolan beson se Roma mund të realizojë përmbysjen e madhe pasi diçk të tillë e kishte bërë kundër Barcelonës.
“E bëmë kundër Barcelonës – kundër Lionel Messi dhe Luis Suarez – dhe ata zor që bënë ndonjë goditje në drejtim të portës sonë”, tha Nainggolan.
“Do të përpiqemi të bëjmë edhe një moment tjetër historik siç e bëmë kundër Barcelonës. Kjo tregon se është e mundur edhe kundër Liverpoolit”, shtoi ai.
(B.H/Faxweb)