Roma ka arritur një marrëveshje me klubin e Juventusit për huazimin e mbrojtësit Huijsen në kryeqytetin italian për pjesën e mbetur të sezonit. 19-vjeçari hollandez ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar urdhrave të Mourinhos, pasi për huazimin e tij interesohej edhe ekipi i Frosinones.
Mbrojtësi zbarkoi mbrëmë në Fiumicino për vizitat mjekësore dhe ditën e sotme do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me Romën. Sakaq, bëhet me dije se nesër do të jetë i gatshëm në pankinë për ndeshjen e verdhekuqve ndaj Atalantës.
Kostoja e këtij operacioni ishte 600 mijë euro, e cila mund të zbresë në 400 mijë euro nëse Huijsen arrin 10 paraqitje sezonale deri në përfundim të huazimit, siç raporton Corriere dello Sport.