Artistët që janë kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, kanë thënë dje se pas kërkesës së tyre, ambasadorja e BE ka pranuar një takim me ta.
Ka qenë Kastriot Çipi i cili në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se Vlahutin do të takohet me një përfaqësi të tyre.
“Romana Vlahutin do të takohet me artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Takimi do të mbahet të premten e ardhshme”, ka qenë ky njoftim i Çipit gjatë fjalës së tij në protestë.
Kujtojmë se thirrjet e artistëve për komunitetin e ambasadorëve, që ata të jenë kundër prishjes së Teatrit kanë qenë të vazhdueshme, po deri më tani nuk kishte pasur asnjë reagim.
Ndërkohë në një reagim të shkurtër që ka bërë disa ditë më parë Vlahutin shprehej: “Dëgjoni qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje. Diskutimi dhe transparenca janë të rëndësishme’’.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post