13:08 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Romana Vlahutin nën hetim për korrupsion dhe abuzim me detyrën

14:35 | 09/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Romana Vlahutin nën hetim për korrupsion dhe abuzim me detyrën

Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, zonja Romana Vlahutin është zyrtarisht nën hetim në Bruksel pasi dyshohet për abuzime me fondet e BE-së dhe shkeljen e rregullave të rekrutimit.

Lajmi konfirmohet për Hashtag.al nga një burim diplomatik i mirëinformuar pranë një ambasade të rëndësishme të BE-së në Tiranë.

Zyra e investigimit të vjedhjeve të buxhetit dhe shkeljes së praktikave të BE-së (OLAF), ka zyrtarisht nën hetim zonjën Vlahutin.

Një zyrtar i lartë i kësaj zyre u takua tre ditë më parë në Bruksel me kryeprokurorin Adriatik Llalla, takim që u pasqyrua dhe nga organi i prokurorisë, por  ndryshe nga sa thuhej në njoftimin e prokurorisë, rezulton se Llalla nuk ka çuar ndonjë dosje në Bruksel, por është thirrur në një seancë konsultuese.

Zoti Llalla ndodhej në një shtet tjetër të BE-së kur zyra e OLAF-it përdori kontaktet gjermane për ta ftuar atë në Bruksel në një takim. Zyrtarë të OLAF-it e pyetën zotin Llalla mbi informacionet që ai kishte mbi disa aspekte të aktivitetit të zyrës së BE-së në Tiranë.

Është i pasaktë raportimi sikur zoti Llalla ka dorëzuar ndonjë dosje në OLAF, sepse prej javësh zyra e OLAF-it po shqyrton dosje voluminoze për zonjën Vlahutin dhe misionin”, – u shpreh burimi diplomatik për Hashtag.al.

I njëjti burim ofroi dhe detaje mbi çështjet për të cilat zonja Vlahutin po hetohet nga zyra e OLAF-it.

Nuk është thjesht çështja e blerjes së vilës. Po verifikohen edhe ndryshime të organigramës në strukturën e prokurimeve në zyrën e BE-së në Tiranë. Rezulton se zonja Vlahutin ka përqendruar procedurat e prokurimit. Ndërsa disa ish-drejtorë të misionit në Tiranë janë shmangur prej saj ose janë pushuar nga funksioni, bazuar në arsyetime të dyshimta.

Në proces verifikimi janë dhe disa emërime të reja që ka kryer zonja Vlahutin. Përshembull e motra e drejtoreshës së qendrës C.O.D në Kryeministri, është punësuar në zyrën e BE-së në Tiranë nëpërmjet një procedure që dyshohet si nepotike.

Ka të dhëna për të paktën 5 punonjës së zyrës së BE-së të punësuar prej zonjës Vlahutin dhe që rezultojnë lidhje nepotike e Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama, ose rrethit të tij”, – shprehet burimi diplomatik.

Por si nisi ky hetim nga zyra e OLAF-it?  Burimi diplomatik shpjegon:

Kjo zyrë është e konceptuar për të investiguar çdo të dhënë mbi abuzimet me fondet ose procedurat e BE-së. Ti mund të denoncosh dhe si anonim në faqen eletronike të OLAF-it dhe të dërgosh dokumentet aty.

Por nuk është ky rasti me zonjën Vlahutin. Për vënien në lëvizje të OLAF-it, në rastin e saj, ka pasur orientim të rëndësishëm politik, nga brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Rangje të larta kanë shprehur shqetësime.

Edhe shkarkimi i zotit Rainer Deville si kreu i EURALIUS është një procedurë e nxitur nga zyra e OLAF-it”, – shprehet burimi diplomatik.

Sipas të njëjtit burim, momenti kyç kur janë intensifikuar hetimet ndaj zyrës së BE-së në Tiranë, lidhet me investimin e autoriteteve gjermane në luftën kundër kanabisit.

‘Shërbimi inteligjent gjerman BND ka hetuar në themel implikimin e autoriteteve policore shqiptare në biznesin e kanabisit dhe sidomos mbrojtjes së plantacioneve dhe eksportimit të lëndës.

Shërbimi gjerman ka qenë shumë i shqetësuar mbi situatën dhe njëherësh ka vërejtur një mungesë totale interesimi për këtë fenomen nga ana e zyrës së BE-së në Tiranë.  Ky ka qenë momenti kur aktiviteti i zyrës së BE-së është vënë në pikëpyetje serioze”, – shprehet burimi. /Hashtag.al

 

Etiketa: romana vlahutin
Pas

E imagjinoni Gigi Hadidin si kukull Barbie?! Tanimë modelja ka mini-n e saj (FOTO)

Para

Me një vit në mes, e njëjta skemë grabitjeje. Si u vodh një tjetër makinë me para në dhjetorin e 2015

Para
Me një vit në mes, e njëjta skemë grabitjeje. Si u vodh një tjetër makinë me para në dhjetorin e 2015

Me një vit në mes, e njëjta skemë grabitjeje. Si u vodh një tjetër makinë me para në dhjetorin e 2015

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

“Shteti aktual, sipërmarrje e përbashkët me krimin”, Berisha: Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi “vdekjen” e procesit zgjedhor 10 ditë para 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.