Vetëm një ditë më parë, ish-juristi i ÇEZ Romeo Kara, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike duke e akuzuar se po pranon ta vrasë duke inskenuar një vetëvrasje.
Kara ka bërë edhe një reagim tjetër sot lidhur me sulmet e PD-së. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai i drejtohet Berishës duke i thënë: “I them Berishes se deri tani ti ke ngrënë parate tona, por tani e tutje do të të hanë paratë ty.”
Postimi i plotë:
“Pergjate angazhimit tim ne procese te ndryshme arbitrimi dhe investigimi, kam konstatuar se: kur palet perballen me prova dhe fakte te pakundershtueshme, ato mundohen te godasin apo denigrojne ate qe zbulon dhe ofron keto prova dhe fakte.
Keshtu po vepron tani ndaj meje kopeja e Berishes. Te terbuar nga perballja me te verteten e ofruar nga une, po kalojne ne marrezi duke shpifur pa dogane fare.
Deklarojne se une paskam bere korrupsion kur une kam qene drejtor i peshematjes.
Keta mjerane qesharake do ta mesojne shume shpejt se fatkeqesisht per ta une as nuk e di se ku bie kjo ndermarje dhe jo me te kem punuar ndonjehere ne te. Po keshtu deklaroj publikisht se kurre nuk ka pasur ndonjehere procese korrupsioni kunder meje.
Kete gje mund ta verifikoje lehtesisht kryekusari se prokurorine e ka akoma nje domain te tij. I them Berishes se deri tani ti ke ngrene parate tona, por tani e tutje do te te hane parate ty.” (D.D/Shuplaka)