Ish-juristi i CEZ Romeo Kara, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së mjekut Mentor Petrela, pasi ky i fundit ishte pjesë e “Listës së Zezë” të kryeministrit Edi Rama.
Petrela i ka dhënë një përgjigje diplomatike Ramës duke u shprehur se “shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit”, lidhur me përfshirjen e tij mes 101 zyrtarëve të akuzuar nga komentuesit në rrjetet sociale, për lidhje me korrupsionin dhe abuzimet në administratë.
Mirëpo ky reagim nuk i ka pëlqyer Karës, i cili shkruan se nuk mbulohet Dielli me shoshë ndërsa shton se deklarata e mjekut të njohur është cinizëm i pastër.
“Nuk mbulohet dielli me shoshe dhe as korrupsioni me cinizma.
Te quash popullin me perbuzje nje turme amorfe, e cila u perdorka kundra elites i shtyre nga zilia kunder talentit, eshte cinizem i paster.
Si duket, tallja e stergjatur 26 vjecare me kete popull, i ka mbushur mendjen mikut te Berishes, se ky popull me vleren e nje turme amorfe, duhet ta kete per nder qe vidhet e rripet per se gjalli, nga elita e talentuar e cila na ka zhveshur nga cdo mjet pune e jetese me talentin e saj.
Sado te perpiqet me talentin e tij shoku i Berishes, retorika fyese karshi popullit-turme, nuk e mbulon masakren ne shendetesi, ne llumin e se ciles ka lulezuar biznesi i doktorit.”, shkruan Kara.
REAGIMI I PLOTË I KARËS
Nuk mbulohet dielli me shoshe dhe as korrupsioni me cinizma.
Te quash popullin me perbuzje nje turme amorfe, e cila u perdorka kundra elites i shtyre nga zilia kunder talentit, eshte cinizem i paster.
Si duket, tallja e stergjatur 26 vjecare me kete popull, i ka mbushur mendjen mikut te Berishes, se ky popull me vleren e nje turme amorfe, duhet ta kete per nder qe vidhet e rripet per se gjalli, nga elita e talentuar e cila na ka zhveshur nga cdo mjet pune e jetese me talentin e saj.
Sado te perpiqet me talentin e tij shoku i Berishes, retorika fyese karshi popullit-turme, nuk e mbulon masakren ne shendetesi, ne llumin e se ciles ka lulezuar biznesi i doktorit.
Doktori citoi Volterin ne shkrimin e tij dhe jo Hipokratin, i cili do te behej me turp nga doktori ne fjale.
Te pasurohesh ne nje vend ku populli varferohet perdite, nuk eshte talent dhe nuk te jep te drejten te krekosesh.
Kjo gje me shume ngjason me pasurimin spekullativ ne kohe lufte.
Le ta tregoje superdoktori se si e perdori ai talentin kur skaneri i tij punonte, nderkohe dhe mjaft afer skanerit shteteror, per te cilin ai pergjigjej, por nuk punonte.
Te mos flasim per cmimet e cmendura te krijuara si pasoje e monopolozimit te sherbimit per mjaft kohe.
Pasi doktori dhe miku i tij Berisha e tallen, e rropen dhe e telendisen kete popull ne dite te hallit, refuzojne ta quajne te denje edhe per popull.
Tani doktori duhet te prese cfare ka hedhur.
Nese vertet eshte cmendur populli i kthyer ne turme amorfe, duhet ta duroje dhe t’ia shohe hajrin.
Ky eshte vetem fillimi.
REAGIMI I MENTOR PETRELËS:
Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.
Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.
Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”
Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.
Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.
Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.
Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe i drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”. (D.D/Shuplaka)